U quajt e shëndoshë nga djali, gruaja 35 vjeçare merr vendimin e pabesueshëm

267

Një 35 vjeçare nga Dakota e Veriut u ndje shumë keq kur djali i saj e quajti të shëndoshë. Ajo ka treguar se në shkollë ishte gjithmonë “shoqja e shëmtuar dhe e shëndoshë”, ndërkohë që vajzat e tjera ishin të dobëta dhe të bukura.

Gjatë shtatzënisë së saj të parë, në vitin 2004, ajo shtoi rreth 25 kilogram të tjera.

“Justifikohesha me faktin se isha shtatzënë që të haja dhe të pija çfarë të doja, asokohe isha vetëm 18 vjeç. Që prej asaj kohe në çdo shtatzëni unë shtoja peshë.

Në shtatzëninë e tretë isha gati 140 kilogram, ishte shtatzënia ime më ë vështirë dhe doktori më tha se nuk duhet të shtoja peshë”,- u shpreh ajo. Djalin e tretë si pasojë e presionit të lartë të gjakut ajo e lindi 3 javë më herët. Dukej gjigande, nuk dilte jashtë dhe vishte rroba të gjëra.

“Një ditë, djali im i dytë po bënte shaka me mua duke më quajtur të shëndoshë dhe qeshte me këtë gjë. E kisha pranuar peshën time, por të dëgjoja që djali im, që më donte po qeshte me atë gjë, për mua ishte vendimtare”,-tha ajo.

Ajo kreu një operacion për ngushtim stomaku, filloi dietën e shëndetshme dhe palestrën. Tashmë trupi i saj është në përmasat e duhura dhe gjithashtu vetëbesimi i saj është rritur.