U shndërrua në “Hero te Ditës”: Shpëtoi vëlla e motër nga mbytja në lumë, ja çfare thote

197

Redion Mita është i riu që shpëtoi jetën e dy fëmijëve, të cilët mëngjesin e sotëm ranë në shtratin e lumit Gjanica duke rrez ikuar të mbyten.

I riu tregon se kishte dalë xhiro, por në një moment pa vajzën që ra në lumë dhe pas saj u hodh edhe vëllai për ta ndihmuar, por që i kishte marrë rruma të dy.

Ai shprehet se në atë moment është hedhur për të shpëtuar fëmijët. Mita tregon se së pari shpëtoi vajzën që ishte më në gjendje të rëndë dhe më pas djalin.

“Kisha dalë xhiro dhe i pashë te kangjellat njërit prej fëmijëve i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty i mori rryma dhe i solli deri këtu. E pashë se skishin shpëtim, u hodha i nxorra jashtë. Vajza vajti zëre e vd ekur, kurse djali rezistoi pak më tepër, vajzën e nxora të parën të dytin djalin. Erdhi ambulanca, i mori dhe i çoi në spital”, thotë Redion Mita.

Fëmijët ndodhen në spital, jashtë rre zikut për jetën./korrieri.al