U zu me familjen dhe qëlloi veten me armë, detaje të reja nga ngjarja në Lezhë: Gjithçka ndodhi në verandën e banesës

201

I riu Amaros Deda, u vetëplagos me armë zjarri pasditen e sotme në Lezhë, pas një konflikti që ka pasur në familje, me nënën dhe bashkëshorten e tij.

Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në verandën e banesës së tyre në Shenkollë të Lezhës.

32-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk arriti të mbijetojë. Sipas uniformave blu dyshohet se babai i dy fëmijë është vetëvrarë.

Banesa ka qenë e pajisur me kamera sigurie, të cilat do të kqyren, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Në pamjet që ka siguruar Fax News, shihet momenti kur nëna e Amaros Deda qan pas humbjes së të birit.