Pesë persona janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi janë kapur duke drejtuar makinat e tyre pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe tre shoferë të tjerë nën moshë, duke drejtuar makinën pa leje.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh, si dhe procedohen penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës 3 drejtues të tjerë .
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :E.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, Xh.D., 57 vjeç, banues në Fushë Mamurras, A.L., 18 vjeç, banues në Zhejë, Kurbin, L.Gj., 57 vjeç, banues në Krujë dhe E.Z., 29 vjeç, banues në Laç .
Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë për shkak të moshës shtetasit :N.Ll., banues në Mirditë, M.L. dhe M.A., banues në Lezhë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në akset rrugore Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot, Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet e tyre pa leje drejtimi.