“Unë të vr as me …”, Andi zbulon për herë të parë çfarë nuk i pëlqen te Tea, ja reagimi i saj

246

Takimi i ditës së sotme të Andit dhe Teas, ishte shumë romantike dhe e ndjerë. Të afruar shumë pranë njëri-tjetrit, çifti nga fundi i takimit bën biseda më të thella, me qëllim për të njohur më shumë natyrat e tyre.

Teksa Tea e pyeti Andin se çfarë nuk pëlqente ai tek ajo, bukuroshi u shpreh se nuk i pëlqen kur hutohet apo përhumbet. Ndër të tjera Tea e pyeti se çfarë bën Andi kur është me nerva, teksa ky i fundit i tha se e v ret në heshtje.

“Çfarë s’të pëlqen ty te unë?”- e pyeti Tea.

Andi: Se si hutohesh ndonjëherë në studio.

Tea: Nuk të pëlqen si dukem kur përhumbem, apo që përhumbem?

Andi: Të dyja bashkë.

Andi: S’më ka pëlqyer dhe intervista e after party-t te LuanaVjollca.Unë thashë për ty “person i veçantë”, ti the për mua: pjesëtar i “Për’put hen”, kur të pyetën kush është Andi për ty?

Tea: Edhe për mua je shumë i veçantë, por më fal që e thashë ashtu. Kam pak ego, kam shumë ego të fortë. E kam parë dhe që ti ke shumë ego, çfarë do bësh në momentin që do jesh me nerva shumë?

Andi: Unë të vr a s me heshtje.