“Unë ua kërkoj me hir, ligji me pahir”, Rama njeh biznesmenët e naftës me vendimin e qeverisë

272

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte në Kryeministri biznesmenët e naftës, të cilët i ka njohur me vendimin e fundit të qeverisë për miratimin e një Akti Normativ që e lejon shtetit të marrë pjesë në administrimin e karburanteve.

Rama ua bëri të qartë biznesmenëve se ata tashmë duhet të sakrifikojnë, ndërsa zbuloi se pas ngritjes së Bordit Kombëtar do të vendosen çmimet e karburanteve dhe nëse një tabelë karburanti ka çmim të pa miratuar, atëherë biznesmenët do humbin pikën e karburantit.

“Brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hy në administrimin e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pa miratuar nga bordi.

Pjesë e bordit do të jenë përfaqësuesit e qeverisë, ministrja e Energjisë, ministrja e Financave, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësues nga ana juaj. I zgjidhni vetë ju. Nuk do ketë asnjë tabelë me çmim të pa miratuar nga bordi, ose do humbisni pikën e karburantit”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Ju duhet sot të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjese të shoqërisë shqiptare që duhet të bëjë sakrificë. Duhet të ndihmoni veten me kujtimin e asaj që ishit para se të ishit këta që jeni. Të gjithë e keni nisur këtë rrugë nga hiçi. Kjo është koha për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin që të mbajmë barrën më të madhe, qeveria.

Të gjithë kanë detyrimin të mbajnë barrën e tyre. Edhe ju do mbani pjesën tuaj. Në këto kushte ne do kalojmë brenda 24 orësh një akt normativ dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit bashkë me ju. Përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant.

Unë kërkoj bashkëpunimin tuaj me hir, ligji do ta bëjë me pahir. Nuk kemi ç’të bëjmë tjetër. Çështje themelore që kemi dhe që na kërcënon më shumë nuk është çmimi, është mungesa e produktit. Është kollaj të thuash impono, por nga ana tjetër gjithë kjo përpjekje për imponim që po bëhet edhe nga vende të tjera mund të sjellë në pikën që nuk ka naftë dhe energji.

Brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hy në administrimin e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pa miratuar nga bordi.

Pjesë e bordit do të jenë përfaqësuesit e qeverisë, ministrja e Energjisë, ministrja e Financave, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësues nga ana juaj. I zgjidhni vetë ju. Nuk do ketë asnjë tabelë me çmim të pa miratuar nga bordi, ose do humbisni pikën e karburantit./Shqiperiaime.com.al