Urimi emocionues nga Aurela, gruaja e Lulëzim Bashës për ditëlindjen e vajzës së tyre Dafinës

189

Nuk është shumë e njohur për publikun, Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës ka preferuar që pjesën më të madhe të kohës ta kalojë pa qenë e dukshme për median. Shfaqjet e saj me bashkëshortin, kryetarin e PD kanë qenë të rralla dhe kryesisht për evente zyrtare ku ajo ka zgjedhur me gjasë të mos ketë shumë protagonizëm. Aurela ka munguar dhe në rrjetet sociale për një kohë të gjatë. Së fundmi ajo ka hapur një profil në Instagram.

Në fotot e pakta të postuara mund të vini re pasionin e saj për kuzhinen, por sot diçka ka qenë ndryshe. Ajo ka zgjedhur të postojë një foto të disa viteve më parë me vajzën e madhe të çiftit Basha, Dafinën që ka ditëlindjen pikërisht në 30 dhjetor. Bashkë me urimin për të bijën, duket se kreu i opozitës është shkëputur nga angazhimet për të festuar 14 vjetorin e Dafinës.

Dhe mesa shihet nga foto e postuar nga Aurela në story dhe ajo ka gjetur nje moment për të shkëputur një foto në çift me bashkëshortin. Nuk mungojnë as gotat e urimit dhe buzëqeshja e çiftit që së bashku kanë shumë vite martesë, njohje që në bankat e gjimnazit dhe dy vajza, Dafinën që ka sot ditëlindjen dhe Viktorian 8 vjeç.