VAJZA E PASTREHË USHQEHET MBI NJË ARKË PLASTIKE, FOTOGRAFIA SHKAKTON ZEMËRIM

172

Një fotografi e kapur në Irlandë ka shkaktuar zemërim për shkak të përmbajtjes së saj.

Në foto shihet një vajze të pastrehë 4-vjeçare duke ngrënë darkë në anë të rrugës, ka shkaktuar zemërim.

Fotografia publikuar në rrjetet sociale, është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe tregon fëmijën e vogël të ulur në një arkë plastike teksa ushqehet.

Njerëzit shpërndanë këtë foto me shkrimin:

“Qeveria jonë është fajtore për këtë, është e trishtueshme”.

Tony Walsh, bashkëthemelues i Feed Our Homeless, shpërndau foton postimin dhe reagon ashpër kundër qeverisë për krizën e strehimit.

“Kjo foto e një fëmije të vogël duke ngrënë darkën e saj ulur në një arkë në rrugët e Dublinit është sigurisht e turpshme dhe e papranueshme.

Asnjë fëmijë ose ndonjë individ nuk duhet të ulet në rrugë duke ngrënë darkën e tyre sepse nuk kanë një shtëpi.

Turp për qeverinë tonë. Kur do të jetë e mjaftueshme?

Irlanda është një nga vendet më të pasura në botë.

Ne nuk duhet të kemi një krizë strehimi dhe të pastrehë”, është shprehur ai.

Sipas statistikave të fundit nga Departamenti i Strehimit, në Irlandë ka 8,238 njerëz të pastrehë.