VAJZA IKËN NGA SHTËPIA DHE SHKON NË AEROPORT/ ÇFARË U THOTË POLICËVE

145

Një vajzë 11 vjeçe është gjetur në aeroportin e Milanos – Linate, në Itali, pasi ishte larguar nga shtëpia.

Vajza është ndaluar mbrëmjen e së enjtes 15 prill, nga agjentët e Policisë Kufitare në shërbim.

11 vjeçarja po sillej nëpër ndërtesë, duke shpresuar që të mund të gjejë një mënyrë për të arritur në Venezuelë.

Alice ka bërë më shumë se shtatë kilometra

Historia e pabesueshme e Alices, ka filluar disa ditë para “gjetjes” së saj: vogëlushja ka lindur në Venezuelë dhe ka treguar se në shkollë, mësuesja e saj i kishte shpjeguar se si, mes Italisë dhe vendit ku ka lindur, është deti dhe është e nevojshme që të merret avioni për të arritur në Venezuelë.

Dhe pikërisht për këtë arsye, vajza kishte vendosur të merrte çantën e saj dhe të dilte nga shtëpia dhe të drejtohej për në aeroport, me shpresën që të mund të arrinte të merrte avionin e parë në dispozion.

Alice ka bërë 7 km dhe 15 mijë hapa duke arritur kështu në aeroportin e Milano-Linate.

Vajza është gjetur nga agjentët e kufirit

Pasi e kanë gjetur dhe dëgjuar historinë e saj, agjentët janë kujdesur për të.

Vajzës i kanë dhuruar një arush, një kuti muzikore dhe “ditarin” e Policisë së shtetit.

Agjentët kanë kontaktuar edhe me të ëmën, që sigurisht ishte shqetësuar.

Me pas zonja ka mbërritur në aeroport ku është përqafuar me të bijen:

“Alice ka përshëndetur policët e Kufirit të Linate – lexohet në një postim në faqen Facebook të Kuesturës – dhe ka mësuar se nuk mund të merret një avion pa pasaportë, por sidomos, pa mamin dhe babin”./Përktheu: allnews.al