Vajza që ka kënduar “Çuna si ty Durrësi ka plot”, tregon si iku në SHBA: Babi ishte i persekutuar

138

E ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë një këngëtare nga Durrësi, e cila prej vitesh ka ndërtuar jetën e saj në SHBA. Mjafton të përmendim këngën “Çuna si ty Durrësi ka plot” dhe me siguri do të bëni lidhjen. Ajo ka spikatur gjithmonë për daljet e saj në skenë seksuale dhe hera herës edhe provokuese. Sot ajo është mami e dy djemve dhe njihet jo vetëm si këngëtare por edhe si një business ëoman dhe një influencuese në rrjetet sociale. Ajo është Ledi Vokshi, vajza me shumë stil nga qyteti i Durrësit e cila për herë të parë ka bërë një intervistë ekskluzive pasi është bërë nënë.

Ledi ka treguar gjatë emisionit se është larguar në Shqipëria sepse babai i saj ishte i persekutuar dhe me ndihmën e xhaxhait arriti të zhvendosej në Amerinë.

Rudina Magjistari: Si ndodhi që ike në SHBA?

Ledi Vokshi: Me azil politik nëpërmjet babit. Babi ka qenë i presekutuar këtu , xhaxhai është arrastisur jashtë dhe babai është persekutuar. Pas 25 viteve xhaxhai ka pasur kontakt me babain dhe e ka marrë atje, po ashtu na ka tërhequr dhe ne.

Rudina Magjistari: T’i e kishe ëndërr që të shkoje në SHBA?

Ledi Vokshi: Isha e vogël, nuk e dija se çfarë ishte Amerika. Si Shqipëria nuk ka sidomos për ne që jemi jashtë shtetit, por unë kam krijuar jetën time atje, shkollën, ka shumë mundësi të mëdha, e kam ndërtuar jetën atje, jo se nuk e dua Shqipërinë, por që të vish këtu duhet ta fillosh nga A-ja. Kam tentuar disa herë me muzikën për të ardhur këtu, për të investuar, por nuk e njoh shumë tregun dhe nuk kam shumë njohje.

Ledi gjithashtu ka rrëfyer si u njoh me bashkëshortin e saj nga Republika Domenikane me të cilin ka krijuar një familje shumë të lumtur. Para 5 vitesh ajo ka udhëtuar drejt Republikës Domenikane me një kushëririn e saj dhe në një disko, bashkëshorti aktual i kërkoi të vallëzonin. Ajo shprehet se ishte dashuri me shikim të parë dhe pas disa muajsh ai vendosi të zhvendosej në Neë York për të krijuar një jetë të re me Ledin. /tvklan.al