Varianti i ri i Covid, pse OBSH kaloi radhën e gërmave greke dhe e quajti Omicron

86

OBSH e quajti variantin e ri Omicron duke anashkaluar dy shkronja në alfabetin grek. Organizata e mori këtë vendim, për të evituar stigmatizimin dhe konfuzionin deklaroi zëdhënësja e saj. Shumë ekspertë menduan se varianti afrikan do emërtohej Nu.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë, që nga qershori i kaluar  nuk i emërton llojet e koronavirusit sipas vendeve ku zbulohen, për të mos u indetifikuar me vendet ku zbulohen. Zëdhënësja Margaret Harris deklaroi për “Corriere della Sera” se anashkaluan dy shkronja ,për dy motive të ndryshme.

Ajo deklaroi se nuk e quajtën Nu, për shkak se popullsitë anglafone mund ta ngatërronin me fjalën angleze “New” dhe nuk do të bënin dot, ndryshimi midis varianteve. Harris deklaroi që nuk e quajtën Xi për shkak se është një mbiemër shumë i përdorur në botë.

Politika e Organizatës Botërore të Shendëtësisë e ndalon përdorimin e emrave, që mund të dëmtojnë grupe kulturore, shoqërore dhe  kombëtare. Mbiemri Xi është shumë i përdorur në Kinë dhe presidenti i vendit quhet Xi Jinping. Drejtuesit e organizatës e morën këtë vendim, që emri të mos lidhej me shtetin ku lindi virusi dhe të mos krijohej, një trysni mediatike mbi shtetin kinez.