VATRA KERKON TRANSPARENCE PER VIJEN DETARE ME GREQINE

204

VATRA KERKON TRANSPARENCE PER VIJEN DETARE ME GREQINE
DEKLARATË
Çështja e vijës së ujërave detare me Greqinë
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, po e ndjek me shqetësim dinamikën e re në lidhje përcaktimin e vijës ujore detare të Greqisë. Marrëvëshja e bërë publike për adresimin e kësaj çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, vendimi i fundit zyrtar i shtetit grek për zgjerimin e ujërave të saj detare me 12 milje dhe deklarata e Kryeministrit Rama se Greqia është në të drejtën e saj për këtë zgjerim, vetëm se e kanë bërë më të paqartë, të dyshueshme dhe të kontestueshme këtë çështje. Në kushtet e një terri të plotë informativ nga qeveria e Tiranës, këto veprime dhe deklarata ngrenë pikëpyetje të mëdha si:
-A është marrë parasysh e drejta ndërkombëtare dhe kombëtare e ndarjes së ujërave detare?
-A ka marrëveshje të fshetë në mes kryeministrit Rama dhe palës greke?
-Në qotë se ka një marrëveshjë të tillë a është marrë parasysh opinion i ekspertëve shqiptarë?
-Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria nga ky veprim i fundit i Greqisë.
-Meqenëse vendimet Gjykatës së Drejtësisë në Hagë ka kanë fuqi vendimtare të pakontestueshme, përse nuk është adresuar kjo çështjë më parë në gjykatat speciale të cilat merren direkt me vijërat detare të shteteve?
-A e njeh shteti Grek juridiksionin e vendimeve të Gjykatës së Hagës, dhe në qoftë së nuk e njeh përse u përzgjodh kjo gjykatë për vendim?
Ngejmë zërin tonë në emër të Federatës Panshqiptare Vatra dhe gjithë patriotëvë shqiptarë në Amerikë dhe i kërkojmë Kryeministrit Rama përgjigje dhe transparencë të plotë dhe në detaje për këtë çështje. Po ashtu, i kërkojmë zotit Rama që të zbutë gjuhën e komunikimit me opinionin publik shqiptar që e kundërshton këtë akt të fundit të Greqisë, të kryejë në çdo rast avokatinë e Shqipërisë dhe shtetasve të saj dhe jo të shtetit grek.
Në rast të një marrveshje të fshehtë, të mungesës së transparencës, shkeljes së të drejtave dhe interesit kombëtar të Shqipërisë, në çdo vend të botës do të kishte nuancat e një tradhëtie e madhe kombëtare, që nëse jemi në këto kushte, sigurisht do të marrë përgjigjen që meriton nga shqiptarët.
Në të njëjtën kohë e inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë në thellimin e traktateve të miqësisë dhe abrogimin e Ligjit të Luftës me Greqinë, por këto në asnjë rrethanë të mos jenë parakushte negociatash për favore për shtetin Grek në vijën detarë në dëm të Shqipërisë.
Federate Vatra i bën thirrje Institucionit të Presidentit dhe Gjykates së Larte të Republikës së Shqipërise të shfrytëzojnë të gjitha prerogativat që u jep Kushtetuta e Shqipërisë, që të hetojnë dhe të shfuqizojnë çdo nismë dhe çdo marrëveshje të fshehtë që cënon të drejtat ndërkombëtare dhe terësinë ujore të Republikës së Shqipërisë. Presidenti i Shqipërisë, në interes të popullit shqiptar dhe të ardhmes së tij, të mbajë ne mbikqyrje të plotë të gjitha vendimet e ardhshme të qeverisë Rama, duke qenë në kushtet e një situate parazgjedhore dhe të një rotacion të mundshëm politik. Federata Vatra do te jetë në përkrahje të marrëveshjeve dhe vendimeve të cilat mbrojnë tërësinë territoriale apo ujore të Shqiperisë dhe Kosovës dhe që janë në interes të kombit shqiptar.
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra