Vazhdon situata mjaft kritike në Itali, ja si paraqitet gjendja nga koronavirusi në 24 orët e fundit

245

Vazhdon të mbetet kritike situata në Itali pë shkak të Covid-19. Janë 14.842 raste të reja me koronavirus të regjistruar, nga 149.232 tamponë të bërë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 634 të vdekur, në një total prej 61.240 vdekje gjithsej që nga fillimi i pandemisë.

Bie me 37 numri i personave në terapi intensive. Janë 192 pacientë të shtruar në terapi intensive në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, duke e çuar totalin e personave në reanimacion në 3345.

Të shtruarit në pavione të zakonshme janë 443 më pak se dje në një total prej 30.081 pacientësh./korrieri.al