Granit dhe Taulant Xhaka janë ndër futbollistët shqiptarë më të suksesshëm jashtë kufijve, por që na kanë bërë shumë krenarë me paraqitjet e tyre.
Të dy vëllezërit Xhaka jetojnë tashmë e sa vite në Zvicër, atje ku kanë krijuar edhe familjet e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Granit Xhaka është i martuar me Leonita Xhakan dhe kanë një vajzë e që pritet të bëhen prindër për herë të dytë, ndërsa Taulanti është i martuar me Arbnora Xhakan dhe janë prindër të një djali.Sot përmes një postimi në Instagram, Taulanti ka bërë të ditur se ai bashkë me Granitin, i kanë blerë babait të tyre një veturë si dhuratë.
Dhuratë kjo mjaft luksoze, një veturë e tipit Mercedes. /Kosovarja/