Vetëm një restorant i McDonald’s në botë ka një logo ndryshe nga të tjerët – dhe arsyeja është e çuditshme!

134

Kur dëgjoni fjalën McDonald’s, ndoshta automatikisht mendoni për të verdhën, pra logon.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ekziston një restorant në botë që nuk e ka atë, ose që ka shenjën M në një ngjyrë tjetër!

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për qytetin e Sedona në Arizona që është i njohur për bukuritë natyrore si shkëmbinjtë e kuq dhe ndërtesat.

Kështu që, kur restoranti u hap në vitin 1993, këshilli lokal sugjeroi që shkronja e famshme M të mos ishte e verdhë sepse “do të prishte peizazhin e bukur”.

Propozimi i tyre u miratua, dhe sot ajo logo është shumë e popullarizuar – madje aq shumë sa që është një nga gjërat e para që turistët shkojnë të shohin. /Telegrafi/