VIDEO/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, Meta e Rama përkrah njëri-tjetrit

95

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama ndodhen sot në Vlorë për 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Ndërkohë kujtojmë se shqiptarët këtë të dielë festojnë 109 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, ku në 28 nëntor të 1912 është ngritur Flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.