Video Dita e fundit në Kuvend, deputetja e “kërpëratave” me gjysmë zëri: Do të mbahem mend, kam punuar shumë

109

Kjo është dita e fundit në Kuvend si deputete për shumë përfaqësues të futur pas djegies së mandateve nga opozita.

Mes tyre është edhe Majlinda Halilaj, e cilla mbahet mend për “gafat” në fjalimet e saj të famshme në foltoren e Kuvendit, ku një prej tyre ka qenë dhe fjala “kërpëratat”.

Në një prononcim për gazetarët sot jashtë ambienteve të Kuvendit, Halilaj u shpreh se do të mbahet mend se ka punuar shumë dhe se ka përmbushur misionin e saj.

Gazetari: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Halilaj: Jo nuk më vjen keq.

Gazetari: E keni përmbushur misionin tuaj?

Halilaj: E kemi përmbushur.

Gazetari: Për çfarë do mbaheni mend?

Halilaj: Besoj se kam punuar shumë

Gazetari: Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Halilaj: Ato që duheshin votuar.