VIDEO/ DONALD TRUMP ZBULON SOZINË E RADHËS, SHET AKULLORE NË PAKISTAN

209

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka gjetur sozinë e radhës.

Bëhet fjalë për një person që shet akullore në Pakistan dhe është quajtur “Donald Trumpi albin”, për shkak të ngjashmërisë me ish-presidentin amerikan.

Sipas mediave të huaja, burri albin, u filmua duke shitur akullore në rrugët e Sahiwal në Punjab dhe njerëzit u çuditën nga ngjashmëria e tij me Trump.

Ndërsa zëri i tij ndryshon dukshëm nga ai i Trump, sjelljet dhe lëvizjet e duarve duken shumë të ngjashme.

Një person komentoi: “Donald Trump është zhvendosur në Pakistan”, ndërsa një tjetër tha: “Biznesi i ri i Donald Trump. Shitja e akullores.”

Sozia e mëparshme, Dolores Leis një grua fermere

Dolores Leis një grua fermere, 64 vjeç, në Spanjë është bërë e famshmë pas publikimit në rrjetin social nga një gazetar që raportonte në Spanjë për ngjashmërinë e saj me presidentin amerikan Donald J. Trump.

Ndërkohë që shikimet kanë qenë të larta si edhe komentet për ngjashmërinë e saj kur ajo ka qenë duke punuar tokën në fshat një fshat në Spanjë.

Fermerja Dolores Leis është e martuar prej 40 vitesh dhe madje ajo nuk ka përdorur kurrë telefon në jetën e saj.