VIDEO/ E pazakontë, por e vërtetë: Ky zotëri zbuloi se djalin e tij, në të vërtetë e ka xhaxha

113

Familjet mund të jenë të ndërlikuara ndonjëherë, sidomos kur çiftet ndahen ose ka tradhti në mes. Ka edhe raste të rralla, siç është ai i një burri që zbuloi se djali i tij në fakt ishte xhaxhai.

I njohuri si @stacks1400 zbuloi në TikTok se e dashura e tij kishte pasur marrëdhënie me gjyshin e tij, kur çifti jetonte në shtëpinë e gjyshit.

“Zbulova se djali im në fakt qenka xhaxhai. Gjyshi paska shkuar me të dashurën time kur ne jetonim te shtëpia e tij”, thotë në video përdoruesi @stacks1400.

Burri shpjegoi se gjithçka e kishte zbuluar kur i kishte hapur celularin të dashurës, kur ajo po bënte dush. “Aty pashë mesazhe të shumta dhe foto nudo përgjatë viteve”, tregoi burri. Në një video tjetër, ai premton se do ta dojë njësoj djalin e vogël.