Video/ Momentet e fundit të biznesmenit dhe gruas së tij, avioni i tyre rrëzohet pak çaste pas ngritjes, nipërit dhe mbesat shohin të gjithë skenën

112

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja tregojnë momentin tragjik kur një çift u rrëzua dhe vdiq në një aeroplan me dy ulëse pak çaste pas ngritjes – teksa nipërit e tyre të tmerruar e shikonin të pafuqishëm të gjithë skenën.

Sipas mediave të huaja, Yuri Samofalov, 69 vjeç dhe gruaja e tij Tatyana Pokoevaya, 67 vjeçe, ishin duke fluturuar me aeroplanin pranë Moskës, ndërsa familja e tyre i shikonte

Por aeroplani u fut në telashe dhe ra në tokë pak pas ngritjes të dielën. Piloti Samofalov, një biznesmen, dhe gruaja e tij vdiqën në vend në aeroplanin e tyre të vogël A-22.

Më vonë doli se aeroplani ishte nisur pa leje nga kontrollorët e trafikut ajror në aeroportin Vakulino në rrethin e Ruza.

“Samofalov nuk kishte marrë leje për t’u ngritur”, citohet të ketë thënë një burim i zbatimit të ligjit.

Fluturimi fatal u raportua të ishte i pari që çifti kishte realizuar së bashku me aeroplanin A-22 me dy ulëse të prodhimit ukrainas, i quajtur edhe Flying Fox.