Video/ Zbulohet ç’ndodhi me foshnjën që u ho`dh mbi murin e aeroportit të Kabulit

114

Zëdhënësi i Trupave të Marinsave Amerikanë ka bërë një deklaratë të shkurtër, duke konfirmuar vërtetësinë e një videoje që tregon civilë të dëshpëruar afganë që kalojnë një foshnjë tek ushtarët amerikanë të vendosur në aeroportin e Kabulit.

“Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24-t. Foshnja që shihet në video u dërgua në një strukturë mjeki`mi dhe për të u kujdesën mjekë`t profesionistë” – tha majori Jim Stegner.

Videoja u bë virale dhe ngjalli kujtimin e largimit të SHBA nga Saigon në fund të Lu`ftës së Vietnamit.
Marinsit amerikanë publikuan më pas një foto ku shihet se si një ushtar amerikan kujdeset për të voglën e cila mësohet se më pas u bashkua me të atin e saj.