Videoja virale e propozimit për martesë, burri i mbyll gojën gruas që…

108

Janë disa gjëra të rëndësishme në jetë që e kanë lezetin të bëhen vetëm njëherë. Ndër to mund të përmendim edhe propozimin për martesë. Një moment shumë i rëndësishëm për jetët e dy personave.

Si detyrë kjo u takon meshkujve për të organizuar propozimin më të veçantë. Surpriza është për vajzën e ëndrrave, por pjesëmarrës në momentin e propozimit mund të jenë edhe të afërm të tjerë.

Por ajo se çfarë ka ndodhur me një çift është duke shkaktuar humor në rrjetet sociale. Kjo për shkak se vëmendjen nuk e mori vajza që po prezantohej, por një anëtare e familjes së saj.

Kjo e fundit u tërhoq me fo.rcë nga bashkëshorti i saj, i cili gjithashtu i mbylli gojën. Arsyeja ishte një dhe shumë kryesore në fakt: Që të mos i prishte momentin çiftit.

Siç duket edhe në videon e bërë virale, bashkëshorti e tërheq deri në fund të sheshit të vogël dhe pasi e liron, ajo gjithashtu duket shumë e emocionuar nga gjesti.

Kjo video e shkurtër është bërë virale në internet dhe vetëm në 6 ditë ka marrë mbi 24.6 milionë shikime.

E në fund siç duket qëllimi u arrit, gruaja në fjalë nuk e prishi momentin, por mori pak më shumë seç duhet vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale. / TV KLAN