Vin Diesel shoqëron drejt altarit vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker

68

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker është ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj në Republikën Domenikane në fillim të këtij muaji. Lajmin e bëri të ditur vetë 22-vjeçarja përmes një postimi të ndjerë në Instagram.

Meadow, u shoqërua drejt altarit nga një prej miqve më të mirë të të atit, Vin Diesel në mungesë të pranisë së tij. Emocionet e Diesel mund të dalloheshin vetëm prej një videoje të shkurtër, ku teksa e përqafon dhe e shoqëron drejt bashkëshortit, i duhet të marrë frymë thellë.

Përveç tij, e pranishme në dasmë ishte dhe ylli tjetër i Fast & Furious, Jordana Breëster një tjetër mikeshë e Paul Walker. Vajza e aktorit të ndjerë, u shpreh për Vogue se planet e dasmës u ndikuan ndjeshëm nga pandemia pasi familja e partnerit s’mundi të ishte e pranishme.