“Vipat e Bllokut” demaskojnë aktoren e Portokallisë pak orë pasi e ndezi rrjetin me foton e saj

131

Aktorja Ariola Demiri ka bërë bujë në rrjete sociale kur ka publikuar dy fotografi ku shihet derisa pozonte në një dhomë hoteli, shkruan Gazeta Express.

Për pak orë, fotografitë e saja janë bërë virale në platformat online, derisa ajo ka grumbulluar mbi 20 mijë pëlqime në Instagram.

Por, nuk ka shkuar pak orë dhe Vipat e Bllokut e kanë akuzuar aktoren e njohur për photoshop, duke ia publikuar një foto nga plazhi. Në këtë foto, Ariola shihet krejt ndryshe nga fotoja që postoi në Instagram.

Ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arjola Demiri, u bë e famshme nga roli i personazhit ‘Xhbanja’ në këtë serial.

Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë pjesë e shumë projekteve kinematografike.

Arjola është 36-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve.

Disa herë e njejta u bë kryefjalë në mediat rozë për jetën e saj private. /Express