Vitamina që rrit performancën e trurit dhe e gjeni tek keto ushqime

144

Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për t’u kujdesur për mirëfunksionimin e trurit:

1 – Elementi më i mirë që duhet t’i jepet trurit

Uji

Truri është i përbërë nga 80% ujë, ndërkohë që përbërja mesatare e ujit në pjesën tjetër të trupit është 56%. Dehidratimi i ul performancat e trurit. Mos prisni të keni etje për të pirë ujë.

Një litër ujë të paktën, të cilit i shtohet uji që gjendet në një ushqim të shëndetshëm, është i nevojshëm për t’i dhënë mundësi trurit të jetë në formën e tij më të mirë.

2 – Shërbimi më i mirë që duhet t’i bëhet trurit

Të vihet në punë

Masa kryesore që duhet marrë për të ndihmuar shëndetin e trurit është duke e stimuluar nëpërmjet aktivizimit të tij pa e mbingarkuar.

Truri është shumë aktiv gjatë nxënies së njohurive të reja dhe shumë më pak gjatë përdorimit të këtyre njohurive. Për ta ruajtur trurin, është më mirë që ai të stimulohet me dozë të vogël, por rregullisht. Këshillohet që ai të furnizohet me informacione 100% të dobishme në mënyrë që ai t’i integrojë më me lehtësi e t’i rikthejë në mënyrë korrekte.

Lojrat janë një mënyrë e këndshme dhe e lehtë për ta vënë trurin në punë, sidomos lojrat e vëzhgimit dhe mendimit. Loja aktivizon rrjetin e neuroneve, gjë që është diçka pozitive. Por mësimi i një loje të re, që krijon koncepte të reja, është më mirë.

3 – Karburanti më i mirë i trurit

Sheqerërat e ngadaltë

Neuronet janë konsumues të mëdhenj energjie (shumë më tepër se muskujt apo zemra).

Glukoza është burimi i tyre kryesor energjitik. Ushqyesit shkojnë në tru falë fluksit të gja. kut. Sheqerërat e ngadaltë ndihmojnë për shtimin e energjisë, gjë që e ndihmon makinën e trurit për të prodhuar neurotransmetuesit.

Asimilimi i këtyre sheqerërave nga organizmi është i ngadaltë dhe energjia e prodhuar është e disponueshme për një kohë më të gjatë për t’iu përgjigjur punës së trurit.

Burimet e ngadalta kanë një indeks glicemie nën 55 në një shkallë prej 100 njësish. Sa më i lartë të jetë tregusi i glicemisë së një ushqimi, aq më shpejt rritet glukoza në gj ak pas tretjes së ushqimit.

Ndër ushqimet tregusi i glicemisë së të cilëve është më i dobët, janë perimet jeshile, perimet e thata, pjesa më e madhe e frutave të freskëta, drithërat, çokollata e zezë, bulmetrat, mishrat dhe frutat e thata.

Ndryshe nga sheqerërat e shpejta (sheqeri i bardhë, orizi i bardhë, ëmbëlsirat), sheqerërat e ngadaltë nuk shkaktojnë një rritje të shpejtë e të rrez. ikshme të përmbajtjes së sheqerit në gj ak.

4 – Miku më i mirë i trurit

Gjumi natyral

Gjumi është i nevojshëm për performancën e trurit gjatë kohës së gjendjes së zgjimit. Lodhja ul përqëndrimin dhe aftësinë e trurit. Idealja është që të flihet 7 deri në 8 orë çdo natë. Gjumi natyral është gjumi më i shëndetshëm. Përdorimi i somniferëve mund të ulë përqëndrimin e të krijojë probleme me kujtesën.

Përsa i përket nxënies, gjatë fazës së gjumit paradoksal, fazës së ëndrrave, zhvillohet riaktivizimi i informacionit të mësuar gjatë ditës. Mendimet e fundit të ndërgjegjsme përpara se t’ju zërë gjumi qëndrojnë natën në tru.

Gjatë gjumit, hipokampi që është një strukturë e vendosur në thellësi të trurit, luan një rol repetitori informacionesh të mësuara shpejt. Prandaj, në periudha studimi, përsëritja përpara se të shkohet për të fjetur ndihmon memorizimin.

5 – Mënyra më e mirë për të aktivizuar trurin

Memorizimi

Truri siguron funksione të ndryshme jetike, të domosdoshme për jetën dhe njohëse të nevojshme për zhvillimin e njohurive.

Memorja, “kjo aftësi e mendjes për të grumbulluar, ruajtur dhe kujtuar përvojat e shkuara dhe informacionet: është e thelbësore. Ajo është në themel të ndërtimit të inteligjencës.

Për të përdorur pak ndryshe një shprehje të Shekspirit, mund të thuhej: “Unë kujtoj, pra jam”.

Kryerja e ushtrimeve memorizuese e bën memorjen më të gjallë dhe mund të ndikojë në riaktivizimin e zonave të fjetura të trurit. Ushtrimi i memories mund të bëhet çdo ditë: mund të memorizohet një këngë, lista e blerjeve, etj. Sa më shumë të vihet në punë memorja, aq më shumë akttivizohet truri dhe aq më i efektshëm është ai.

Zinxhiri memorizim, kujtesë, përdorim njihet si më i efektshmi për të përvetësuar njohuritë.

6 – Kujdesi më i mirë kundër plakjes së trurit

Të evitohet st resi.

St resi është ar. miku numër 1 i trurit. Ai ndikon në shterimin e mbrojtjes imunitare dhe ul përqëndrimin.

Kur organizmi është në gjendje st resi, në krye qëndron truri. Ai është në një pozitë mbrojtëse që kërkon shumë energji, gjë që nuk e lë të jetë funksional për aktivitete të tjera cerebrale. St resi mund të shkaktojë probleme me gjumin. Ai ul efektshmërinë e aftësive mendore dhe prek memorjen dhe arsyetimin.

Evitimi i str esit do të thotë t’i japësh qetësinë trurit, gjë që e bën atë më të efektshëm.

7 – Ushtrimi më i mirë për ta ndihmuar trurin për t’u përqëndruar

Pema

Pema është një pozicion i Tai-chi-chuan-it, që realizohet lehtë dhe është shumë i efektshëm.

Imagjinoni trungun e trashë të një peme që ju e rrethoni me krahët dhe kofshët tuaja. Me bustin drejt, me gjunjtë të përkulur lehtë, me këmbët të fiksuara mirë në tokë, qëndroni në këtë pozicion për disa minuta. Pozicioni i pemës është një formë meditimi energjik që qartëson mendimet dhe forcon trupin në thellësi.

Me këtë ushtrim, brenda disa minutave, do të rigjeni qetësinë e muskujve dhe nervave. Organet e brendshme, frymëmarrja dhe qarkullimi i gja. kut rikthehen në harmoninë e tyre..

8 – Vitamina më e mirë për trurin

Vitamina B-9

Vitamina B-9, apo acidi folik, luna një rol të madh në lu ftën kundër rënies së përqëndrimit. Ajo është vitamina e përqëndrimit.

Ajo ndihmon në forcimin e funksioneve njohëse dhe në mirëfunksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar. Ajo është e nevojshme për prodhimin e qelizave të reja dhe ul rre zikun e sëm. undjeve kardiv askulare.

Acidi folik gjëndet kryesisht tek perimet jeshile (sidomos në perimet jeshile të errta si spinaqi, brokoli, shpargët, bathët), tek frutat (portokalli), tek orizi dhe majaja e birrës.

9 – Energjizuesi më i mirë i trurit

Ushtrimi fizik

Energjia që i nevojitet trurit për të mirëfunksionuar i jepet nga ushqyesit e transportuar nga gja ku. Aktivitetet fizike rrisin forcën e zemrës dhe prurjen e gja kut të ngarkuar me elemente ushqyese në tru. Ushtrimet e frymëmarrjes së gjerë e të thellë nga ana e tyre rrisin ushqimin me oksigjen, po aq i dobishëm për trurin dhe neuronet.

10 – Lajmi më i mirë për trurin

Sa më mirë të përdoret aq më mirë funksionon truri

Të mësuarit duket më i lehtë për një tru të ri, por është po aq i lehtë edhe për një tru të trajnuar. Aftësia për të përvetësuar njohuri të reja vazhdon gjatë gjithë jetës. Kryerja e rregullt e ushtrimeve të trurit lehtëson përfshirjen e tij dhe e bën atë më të efektshëm.

Në çdo moshë, aktivizimi i trurit dhe zhvillimi i njohurive nuk ka kufi. Ne nuk përdorim veçse një pjesë të potencialit të tij të madh.