Vjosa Osmani kërkoi të vendoste lule tek varri i gjyshit. Protokolli i Kuvendit: Nuk ka varr

144

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë 2 ditore në Tiranë.

Gjatë ditës së djeshme ajo ka mbajtur dhe një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë, fjalë që kryeministri i vendit e bojkotoi.

Por gjatë kësaj vizite ka ndodhur edhe një fakt i padëgjuar më parë, që SYRI.net e ka mësuar ekskluzivisht.

Vjosa Osmani ka kërkuar që të kishte mundësinë për të vendosur lule tek varri i xhaxhait të nënës së saj, Sulejman Vuçiterna.

Kërkesa mësohet se i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Por këta të fundit, me anë të protokollit i janë përgjigjur presidentes së Kosovës se Sulejman Vuçiterna nuk kishte varr, pasi ishte varrosur në kënetën e Maliqit duke mos ju gjetur eshtrat më.