Vrasja e 8-vjeçarit/ Petrit Vasili: Qeveria boll bëri vajtocën. Duhet analizë rreptësisht kritike e çdo hallke të shtetit që nuk funksionon

60

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i bën thirrje qeverisë që të ndalë “vajtocën” për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin të martën, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos në oborrin e shtëpisë së fqinjit të tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili thoë se për ngjarjen e tmerrshme, duhet me urgjencë një analizë e hollësishme “rreptesisht kritike e cdo hallke te shtetit, qe nuk funksionon”.

“Qeveria boll beri vajtocën, sepse nuk eshte vajtocë, por pergjegjese e vetme kushtetuese per te parandaluar keto tragjedi permes veprimeve konkrete. Lumenjte e ngushellimeve hipokrite pa veprime vec do te prodhojne ngjarje te tjera te renda”, shkruan Vasili.

REAGIMI I PLOTË

Qeveri boll bere vajtocën, por vepro!

Ngjarja e tmerrshme ne Fier eshte e papajtueshme me çdo retorike dhe patetizem.

Analize e hollesishme rreptesisht kritike e cdo hallke te shtetit, qe nuk funksionon, qe eshte atrofizuar dhe qe eshte asgjesuar dhe qe krijuan premisa per kete horror te vertete kjo kerkohet me urgjence dhe sa me pare.

Nxjerrje e pergjesive dhe veprime urgjente e te qarta te qeverise, kjo duhet, kete presin qytetaret shqiptare te pambrojtur e te rrezikuar.

Asgje nuk kemi pare nga keto!

Kemi pare veç fjale, ngushellime dhe perdellime pa fund nga kryeministri etj me radhe qeveritare gjithfaresh.

Qeveria boll beri vajtocën, sepse nuk eshte vajtocë, por pergjegjese e vetme kushtetuese per te parandaluar keto tragjedi permes veprimeve konkrete.

Lumenjte e ngushellimeve hipokrite pa veprime vec do te prodhojne ngjarje te tjera te renda.