Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 19 vite burg për Bledi Tetën

60

SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Bledi Tetën, për vrasjen e Santiago Malkos, në gusht të vitit 2019.

Teta është i vetmi person i arrestuar në lidhje me vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ky i fundit u ekzekutua në Tiranë mbrëmjen e 27 gushtit, nga persona që qëlluan në drejtim të mjetit të tij në lëvizje.

Ai ishte ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Teta i ka mohuar akuzat për përfshirjen në krim, duke thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.