Vrasja në Laç, gjendet një makinë e djegur. Ja çfarë thotë policia

58

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri rreth orës 07:23 në një nga rrugët kryesore të qytetit të Laçit, pranë biznesit të tij.

Sipas Policisë së Shtetit viktima është Xhelal Reçi 60 vjeç, ish-oficer policie, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ndërkohë në afërsi të lumit është gjetur dhe një makinë e djegur që mendohet se ka lidhje me ngjarjen.