Vuçiç nesër në Tiranë, zbardhet agjenda e takimit, Rama fton dhe Alex Soros

73

Takimi i radhës i Open Balkan pritet që të mbahet nesër dhe pasnesër në Tiranë, ku pritet të bëhet nënshkrimi i 5 marrëveshjeve shtesë në kuadër të iniciativës për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Nesër në Tiranë pritet që të vijë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që nga ish-kryeministri Sali Berisha është parashikaur se do të mbahet një protestë.

Mësohet se kryeministri Rama ka parashikuar një darkë zyrtare për mysafirët ku pritet që të jetë i pranishëm gjithashtu dhe përfaqësuesi i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Ndërsa, ditën e martë mësohet se mbledhja do të mbahet në pallatin e Brigadave në orën 09:00,  ku kryeministri i Maqedonisë dhe presidenti i Serbisë të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve do të nisin punën me delegacionin shqiptar të udhëhequr nga kryeministri Rama.

Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, drejtori i Ceftës Emir Djikic, si dhe Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Deri më tani raportohet se marrëveshja e parë që do të nënshkruhet është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës edhe akordi për skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

Ndërkohë, takimi pritet të mbyllet me konferencën për shtyp traditë, të tre liderëve.