Yuri Kim takim “kokë më kokë” me Taulant Ballën, ja për çfarë do diskutojnë ata

69

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e sotme ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën.

Ky takim është zhvilluar para  mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të diskutohet propozimi i PS për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut.

Nga informacione paraparake mësohet se në fokus të këtij takimi do të jetë pikërisht zgjatja e afateve të vettingut në drejtësi.

Ambasadorja Kim gjithashtu pak më herët zhvilloi një takim dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Ajo u pa teksa mbërriti në kryesinë e Kuvendit aty ku dhe zhvilloi takimin me Nikollën.