ZBULOHET MAKINA E KRIJUAR NGA PRINC PHILIP DHE AMANETI I TIJ

136

Janë zbuluar pamjet e makinës Land Rover të krijuar nga duka i Edingburg-ut.

Duka, i cili u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare javën e kaluar, punioi për krijimin e automjetit për 16 vite, duke e krijuar kështu në vitin 2003.

Modifikimet e tij përfshijnë pjesën e sipërme, e cila do të qëndrojë e hapur.

Kjo makinë do të përdoret për ta dërguar Dukën në banesën e fundit duke e shoqëruar në rrugët e Londrës.

Nderimet për të do të bëhen në Castell Windsor, të shunën në orën 15:00.

Katër fëmijët e Dukës, Princi i Uellsit, Princesha Mbretërore, Duka i York-ut, Earl of Wessex si dhe nipërit, Duka i Kembrixhit dhe Duka si Sussex do ta shoqërojnë automjetin e tij.

Princ Philip filloi krijimin e makinës së tij, në bashkëpunim me Land Rover në vitin 2003, vit kur ai mbushi 82 vjeç.

Prince Philip Loved Land Rovers, and One Will Be His Funeral Car

Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore kërkoi që trupi origjinal i Belize Green të kalonte në ngjyrën ushtarake, ngjyrë kjo që përdor më shumë kjo markë.

Automjeti ka gjithashtu shpërndarës të përpuethshëm të rrotave të gjelbërta, një grilë të zezë përpara, një kabinë të vetme dhe është pa targa regjistrimi.

Defender u bë ne fabrikën e Land Rove, në Solihull dhe duka mbikëqyri modifikimet për disa vjet, duke bërë rregullimet përfundimtare në vitin 2019- kur ai ishte 97 vjeç.

Prince Philip will reportedly be carried in wool coffin on electric Land Rover

Roli i vërtet i mjetit do të ishte të transportonte dukën nga Uellington Arch në Londrën qëndrore në Widsor, 22 milje larg por pandemia e bëri të pamundur këtë lëvizje.

Duka e përdori këtë Land Rover gjatë gjithë jetës së tij dhe e dha këtë urdhër më shumë se 40 vite më parë.

Princ Philip u nda nga jeta në kalanë Windsor në 9 Prill, trupi i tij është duke pushuar në Kishën private të kalasë.

Sipas pallatit mbretëror, pjesët ceremoniale janë sipas dëshirës së lënë nga Duka.

Kufizimet e pandemisë në Angli theksojnë se vetëm 30 persona duhet të marrin pjesë në këto ceremoni dhe këta të distancuar nga njëri-tjetri.

E gjithë ceremonia do të transmetohet në media.

Përkthyer nga All News