Zbulohet një kockë kafshe e gdhendur 51 mijë vjet më parë nga njerëzit neandertal

101

Dizajni mund të jetë i thjeshtë, por një model chevron i gdhendur në një kockë dreri më shumë se 50,000 vjet më parë sugjeron që Neandertalët kishin traditën e tyre artistike para se njerëzit modernë të mbërrinin në skenë, thonë studiuesit.

Gdhendja, e zbuluar në një shpellë gjermane, ku Neandertalët jetonin dhjetëra mijëra vjet më parë, nuk ka ndonjë dobi të dukshme sipas studiuesve, por artefakti hedh dritë mbi aftësinë krijuese të këtyre specieve.

Dirk Leder, një nga autorët dhe studiues në Zyrën e Saksonisë së Ulët në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë, tha se kocka përfaqëson qartë një mjet shprehjeje.

“Ne jemi shumë të bindur që komunikon një ide, një histori, diçka domethënëse për një grup,” tha ai.

Fosili i gdhendur u gjet në një sit të njohur arkeologjik të quajtur Einhornhoehle – ose “Shpella e Njëbrirësh”.

Të vendosur në malet e Gjermanisë qendrore, kërkuesit e thesareve gërmuan atje qysh në Mesjetë për ato që besonin se ishin fosile njëbrirësh.

Shumica dërrmuese e veprave artistike të Epokës së Gurit zbuluar në Evropë i atribuohen Homo sapiens dhe ekspertët kanë sugjeruar prej kohësh që Neandertalët, ndër të afërmit tanë më të ngushtë, filluan të krijonin objekte simbolike vetëm pas përzierjes me to.

Por duke përdorur radiokarbonin, arkeologët përcaktuan që artefakti i zbuluar së fundmi të ishte të paktën 51,000 vjet i vjetër – para ardhjes së Homo sapiens në Evropën Qendrore me rreth 10,000 vjet, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Ecology and Evolution”.

Por fakti që zbulimi i ri i paraprinë Homo sapiens do të thotë se Neandertalët mund të kenë lënë një trashëgimi më të qëndrueshme.