Zbuloje këtu nëse ke të dashurin në shenjën e duhur duhur!

245

Më poshtë, do të gjeni listën e shenjave që kombinohen perfekt me njëri tjetrin dhe nëse e thonë yjet, kush mund ta prishi magjinë?

Dashi- Ujor, Shigjetar, Luan, Binjakë!

Keni gjithë këto opsione Dash i dashur! Gjithsesi kjo është falë personalitetit magnetik që keni dhe dëshirës së njerëze për të qenë pranë jush, pavarësiht se ndonjëherë e kaloni masën e kontrollit apo të sfidës.

Dem-Virgjëresha, Peshqit

Jeni më këmbë në tokë dhe kjo bën që të formoni çiftin ideal me një Peshk ose Virgjëreshë. Ju shoqëron vendosmëria dhe dashuria për punë e organizuar.

Binjakët- Ujori, Peshorja

Një Binjak do të shkonte shumë mirë me një partner Ujor ose Peshore. Do t’i trajtonit sikur janë njerëzit e vetëm në planik për shkak se dashuria që do të merrnit prej tyre është kaq e madhe.

Gaforrja-Akrepi, Peshqit

Duke qenë se Gaforrja është pak xheloze si shenjë, Akrepi ose Peshqit i përshtaten më së miri. Akrepi është i vëmendshëm deri në detaje dhe s’do të lejonte që Gaforrja e tij të lëndohej.  Sidoqoftë, një Gaforre vdes për drama dhe pikërisht këtu takohet me një anë tjetër të Peshqëve.

Luani-Shigjetar, Peshore, Dashi, Binjakë

Njësoj si Dashi edhe Luanët kanë një sërë zgjedhjesh. Ata duan të ndihen të admiruar dhe të trajtohen si mbretërorë. Nga gjithë shenjat më lart, Dashi është më sfiduesi. Çfarë i bën për njëri tjetrin është tensioni që prezantojnë dhe pasioni për dashuri!

Virgjëresha-Demi, Bricjapi

Si shenjë Toke, është e rëndësishme të ketë një partner të të njëjtit element. Bricjapi ose Demi do ta plotësonin një Virgjëreshë dhe e kundërta.

Peshorja-Luani, Shigjetari

Nëse ka diçka që ndajnë këto shenja bashkë, është shija e hollë për gjërat e bukura të jetës.

Akrepi-Akrep, Peshqit

Karakteristikat e njëjta që ndajnë e bëjnë lidhjen mes dy Akrepëve të fortë dhe plot dashuri. Përsa i përket Peshqëve, ata dinë të vlerësojnë anët e mira të secilit.

Shigjetari- Luan, Ujor, Dashi, Peshorja

Meqë Shigjetari lodhet shpejt, i duhet dikush që  i mban gjërat në tension dhe që sjell herë pas here adrenalinë.

Bricjapi- Peshqit, Akrepi, Virgjëresha, Demi

Ju s’doni të humbisni kohë. Gjërat e keni të qarta në mendje, prandaj shenjat më lartë janë partnerët perfektë për ju.

Ujori- Peshorja, Binjakët

Ju i doni njerëzit, lirinë dhe shoqërinë në përgjithësi.  Një dyshe e tillë s’do të mërzitet kurrë.

Peshqit-Gaforrja, Akrepi

Një Peshku i duhet se s’bën një shenjë Uji. Vetëm kështu mund të keni një lidhje jetëgjatë, të qetë dhe ashtu siç e keni ëndërruar./fiks.al