Zgjidh një nga gratë dhe zbulo këshillën që ka për ty

282

Gruaja e parë

Të kanë bërë të besosh se je një gjysmë njeri dhe do të plotësohesh si qenie vetëm kur të takosh gjysmën tjetër. Nuk të kanë shpjeguar ama që je njeri i tërë dhe i bërë dhe që askush tjetër nuk ka përgjegjësinë për të plotësuar atë që të mungon. Ne rritemi përmes vetëvetes. Gjithsesi nëse jemi në shoqëri të mirë do të rritemi akoma më shpejt.

Gruaja e dytë

Je ti ai që duhet të besosh tek vetja, mos prit që të tjerët të besojnë tek ti. Ajo që do të të ndryshojë katërcipërisht është paqja që do të bësh me të shkuarën. Ajo për të cilën ke nevojë tani është krijimi i një mënyre të re jetese. Ajo çka të mungon në këtë rast është guximi dhe vendosmëria për të hequr qafe njerëz, apo situata që të pengojnë.

Gruaja e tretë

Problemi më i madh që ke është fakti që i le të tjerët të të ndikojnë dhe të të dominojnë. Hapi i parë që duhet të bësh është të marrësh situatën në dorë dhe të vendosësh ti për veten tënde. Nëse ke bërë shumë gabime në të shkuarën duhet të bësh paqe me to. Je si një lumë që ka nevojë të pastrohet, nëse nuk e bën si duhet këtë proces do të bëhesh një njeri i padurueshëm për të tjerët./CNA.al