Zgjodhi emrin Gueril për djalin, këngëtari i njohur shqiptar zbulon kuptimin e veçantë të tij

239

Gold Ag dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, pak ditë më parë mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Gueril.

Reperi ndau lajmin e bukur nëpërmjet një fotoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram, krah së cilës ndër të tjera shkruante ‘emrin tënd e vendosi edhe data jote’, pasi i vogli lindi më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë.

Por, shumë ndjekës nuk e dinin kuptimin e emrit “Gueril”, prandaj disa thonin se nuk është emër shqiptar, e të tjerë e krahasonin me ekstremistët arabë.

Reperi e kishte shprehur edhe më parë dëshirën e madhe që djali i tij të vinte në jetë në këtë ditë të rëndësishme.

“Ndoshta lutja nuk m’u ka pranuar mua që kam patur qejf, ndoshta iu ka pranuar ndonjë nëne të një dëshmori, fëmijës së një dëshmori, familjarët e tyre që e kanë kuptuar se përafërsisht kam thënë nga 28 Nëntori, kanë thënë ishalla lind se ndoshta ky djalë ka qejf dhe e meriton.

Pa dëshirën e Zotit kjo punë nuk do ishte bërë kurrë në jetë”, u shpreh Gold Ag.

Ndër të tjera, reperi foli edhe për ndjesinë e të qenit baba:

“Një ndjenjë shumë e mirë, e papërjetuar ndonjëherë, nuk e di a ka me patur ndonjëherë ndjenjë më të mirë në botë, veç kuptohet nëse vjen fëmija tjetër. Ama kjo ndjenjë është e papërshkrueshme”./korrieri.al