Zhvillimet në PD, Gazmend Bardhi paralajmëron deklaratë urgjente për media

49

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar një deklaratë për media sot në orën 21:15.

Njoftimi i Partisë Demokratike vjen vetëm pak minuta pasi në Selinë Blu janë dorëzuar firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Duket se Bardhi do t’i përgjigjet Berishës, i cili sot shprehu ambicien për shkarkimin e Bashës dhe rikthimin si kryeministër i Shqipërisë.

“Në orën 21.15, Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi do te kete nje komunikim me median ne seline e PD”, thuhet në njoftimin për media.