Zv. Kryeministri Grubi: Shtohen në Shkup emërtimet e rrugëve me emra të shquar shqiptarë

139

Zëvendës kryeministri i Qeverisë, Artan Grubi, ka cekur se sot në mbledhjen e Qeverisë së Maqedonisë, është marrë vendim të emërtohen edhe shumë rrugë të reja në Shkup me emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

Z. Grubi ka njoftuar se “rrugët e Shkupit tashmë do të mbajnë emrat e rilindësve shqiptar Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi e Naim Frashëri, emrat e luftëtarëve dhe patriotëve Ymer Prizreni dhe Avni Rrustemi, emrat e veprimtarëve të çështjes kombëtare Adem Demaçi e Ibrahim Rrugova, etj”.

Postimi i Artan Grubit:

Qeveria e RMV-së në seancën e sotme miratoi propozim listën e qytetit të Shkupit për plotësimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në territorin e qytetit të Shkupit, listë kjo në të cilën janë përfshirë edhe 102 emra të personaliteteve të shquara shqiptare.
Rrugët e Shkupit tashmë do të mbajnë emrat e rilindësve shqiptar Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi e Naim Frashëri, emrat e luftëtarëve dhe patriotëve Ymer Prizreni dhe Avni Rrustemi, emrat e veprimtarëve të çështjes kombëtare Adem Demaçi e Ibrahim Rrugova, por edhe emra të shkrimtarëve, gazetarëve, sportistëve, artistëve e këngëtarëve si Dritëro Agolli, Fatos Arrapi, Sefer Musliu, Adem Mikullovci, Agron Berisha, Mentaz Allajbegu dhe shumë të tjerë.