Zvicër: Fiton mbi 183 milionë franga në lotari/ Shteti i merr 64 milionë, ja cila është arsyeja

263

Ky është një rekord i ri i Zvcirës në lojërat e fati “Euro Millions” . Lojtari nga rajoni i Zvicrës Veriperëndimore fitoi shumën e pabesueshme prej 183,897,039.30 franga të martën. Ai kishte luajtur me vetëm 24.50 franga, shkruan IndeksOnline.

Sic njofton Swisslos, personi ka pasur numrat e saktë 7, 17, 29 , 37 , 45 dhe yjet 3 dhe 11. Kështu, ai ka thyer rekordin e mëparshëm zviceran prej 157 milionë franga – fituar më 19 dhjetor 2017.

Lojtari me fat vjen nga rajoni i Zvicrës veriperëndimore, nga kantoni Aargau. Lojtari me fat nuk mund ta mbajë të gjithë shumën e fitimit. Operatori i llotarisë parashikoi 35 për qind të kësaj shume si tatim në burim për qeverinë federale – në këtë rast mbi 64 milionë franga zvicerane. Fituesi mund të kërkojë shumën më vonë në kthimin e taksave./goandwatch