Zyrtarizohen disa nga fituesit në “Primare”/ Reagon PD: Berisha dhe kandidatët e tij nuk kanë lidhje me ne, po krijojnë parti të re me Ramën

131

Pas zyrtarizimit të kandidatëve fitues në “Primaret” e organizuara nga Komisiomni i Rithemelimit, ka ardhur edhe reagimi nga partia Demokratike.

Në reagim thuhet se ish kryeministri Sali Berisha dhe të gjithë kandidatët të cilët rezultonin fitues në “Primare” nuk kishin asnjë lidhje me partinë Demokratike dhe se këta të fundit po përpiqeshin të krijonin një parti të re me kryeministrin Edi Rama.

Në këtë mënyrë, PD nuk i njeh fituesit e “primareve” të sotme dhe tashmë duhet të presim për të parë se cili do të jetë përfaqësuesi zyrtar i demokratëve në këto zgjedhje të pjesshme lokale.

Reagimi i Plotë nga PD:

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.

Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vendnumëro. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.