Zyrtarizohet çifti më i ri në “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz shkëmbejnë puthjen romantike

104

Një tjetër histori dashurie është zyrtarizuar në Big Brother VIP, në Top Channel. Çifti më i ri në spektakël është Einxhel dhe Dagz, të cilët pas shumë ulje ngritjesh në raportin mes tyre kanë shkëmbyer puthjen e parë romantike.

Siç shihet dhe në video, puthja ndodhi teksa Einxhel ishte e shtrirë në krevatin e Dagz, ku dyshja po kalonte disa momente intime me njëri tjetrin larg syve të banorëve të tjerë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Einxhel nuk u ndie mirë dhe Arbri shkoi për t’i qëndruar pranë por që u refuzua prej saj. Dj nga Kosova u duk sikur nuk e përjetoi mirë këtë refuzim dhe foli me Donaldin për gjithë këtë situatë tepër i shqetësuar.

“Nuk e di pse e lodh trurin, unë mundohem ti rri afër ajo të flet keq, të injoron palidhje, të bën të ndihesh pishaman pse mundohem kaq shumë”, tha ai