НΙЅTORI E РАDËGJUAR! U Infektυa Me СОVΙD-19, Infermerja Shqiptare Lind Gjatë Intυbimit, E Sheh Për Herë Të Parë Vajzën 1-Muajshe

613

29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Co vid në javën e 38-të të shtatzanisë por përk eqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.

ITALI– Një infermiere shqiptare në Itali ka rrëfyer historinë e saj të sakrificës, që solli në jetë vajzën gjatë kohës që ishte e intubuar nga COV ID-19. 29-vjeçarja Silvana Rudaj ka treguar se u infektua me Cov id në javën e 38-të të shtatzanisë por përkeqësimi i gjendjes shëndetësore, i detyroi mjekët ta intubonin atë.

“Unë u sëmura në fund të marsit, ndërsa isha në javën e 38-të të shtatzënisë – thotë Silvana – dhe fillimisht u shtrova në spital ndaj Co vid por dhe për anemi dhe hekur të ulët“.

Ajo arriti në dhomën e urgjencës me ethe dhe kollë, por pa sëmundje të tjeran shqetësuese, shkruan Corriere.it.

“Unë u shtrova në spital, por isha mirë, derisa situata filloi të shpejtohej me ethe të larta që me detyruan ta sillja vajzën në jetë me ope racion cezarian“.

Infermierja shqiptare tregon se vajza e saj erdhi në jetë me 29 mars, por dhimbja që ajo ndjente vetëm shtohej, duke mos e lejuar të shihte të voglën e saj.

“Në 24 orët pas lindjes unë bëhem gjithnjë e më keq, ndërsa shtoheshin problemet me frymëmarrjen dhe nuk kishte ardhur ende koha të dilja nga int ubimi. Unë vetëm kërkoja me mirësjellje që të dërgoja një mesazh të fundit partnerit tim.

Është e vështirë të shpjegosh me fjalë frikën e vdekjes, zemërimin që nuk e kam parë fëmijën tim dhe duhet të bija në gjumë duke rrezikuar të mos zgjohem kurrë“.

Në gjendje ende të rëndë, Silvana kalon edhe dy javët e para pas lindjes e intubuar.

“U përpoqa të komunikoja në çdo mënyrë por askush nuk më dëgjoi. Ishte ferr sepse isha ngulitur në trup, u përpoqa të flas, të lëviz, por nuk munda. Pjesa më e vështirë erdhi më vonë, sepse u ndjeva si një trup i vde kur. Nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe u desh shumë fizioterapi për të mësuar se si të ecja.“

Momenti më i bukur për të ishte kur erdhi koha që ajo të përqafonte vajzën e saj në spital kur ajo ishte 1-muajshe. Një takim i parë me doreza, maskë, syze, por emocioni është ende i vështirë për t’u shpjeguar mga Silvana. Tani Silvana dhe Giulia janë bashkë duke gëzuar njëra-tjetrën me shëndet të plotë.