Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian iu është bashkuar urimeve për kryeministrin Edi Rama, pas fitores që mori Partia Socialiste në këtë zgjedhje.
Në mesazhin e tyre, ky grup ka uruar kreun e PS-së për fitoren që sipas tyre ishte fortë. Mes të tjerash theksohet se partitë politike duhet të angazhohen në përpjekjet për integrimin.
“Urime për fitoren e fortë në zgjedhje. Partitë të angazhohen në përpjekjet për integrimin”, thuhet në urim.
Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti deri në përfundimin e votave për subjektet politike, ku rezulton se PS ka marrë 74 mandate, ndërsa PD 59 dhe LSI, 4.