Reshjet intesive të rëna gjatë orëve të fundit në të gjithë territorin kanë perfshirë edhe zonën e shijakut, ku mësohet se ka pasur vërshim të ujit nëpër rrugë.
LSI me anë të një postimi të saj ne rrjetin facebook e ka paraqitur situaten e ndodhur ne zonën e Shijakut.
Postimi i plotë:
Situatë katastrofike në Shijak.
Më shumë se 20 familje u mbuluan nga uji në lagjen ‘Erzen’ të Shijakut.
Banorëve u duhet të përdorin varkat ose kanoet për të vajtur në shtëpi.
Rruga dhe e gjithë zona u përmbytën.
Kjo situatë është e përsëritur dhe ndodh shpesh sa herë që bie shi.
Autoritetet flenë gjumë dhe nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.
“Rilindja” e papërgjegjshme do japë llogari për këtë situatë katastrofike për banorët e Shijakut.
25 prilli do jetë dita e largimit të kësaj qeverie arrogante dhe indiferente që nuk kujdeset për banorët dhe dita kur do nisë një qeverisje e re në shërbim të banorëve dhe familjeve të thjeshta.