E goditur nga një sulm në zemër në javën e fundit para lindjes, ajo mbërriti nga Monopoli në urgjencën e Poliklinikës së Barit, ku mjekët vendosën të kryejnë lindjen e fëmijës me një operacion cezarian dhe të mjekonin nënën vetëm në një kohë të mëvonshme.
Kështu ka ndodhur me një nënë të re, në Bari në Itali. “Procedura normale – shpjegon drejtori i kardiologjisë, Carlo D’Agostino – do të kërkonin proçedurën koronare të menjëhershme dhe përdorimin e dozave të larta të antibiotikëve. Por për zonjën shtatëzanë në prag të lindjes, një terapi me antibiotikë, do të përbënte një rrezik serioz të gjakderdhjes gjatë lindjes ”.
Nëna e re kishte një pengesë në një nga arteriet e saj koronare, një “gjendje jashtëzakonisht e rrallë që mund të ndodhë gjatë shtatzënisë, veçanërisht në prani të sëmundjeve të tjera”. Prandaj, në rreth 15 minuta, një ekip mjekësh u mblodh për të vendosur rrugën më të përshtatshme.
Lindja nuk u krye në sallat e zakonshme të operacionit, por në dhomën e laboratorit të hemodinamikës së departamentit të kardiologjisë, me hemodinamistët e kardiologjisë spitalore dhe kirurgët kardiak të gatshëm për të ndërhyrë në çdo fazë të lindjes. Nëna u trajtua dhe u monitorua kardiologjikisht në minutat dhe ditët pas lindjes në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Poliklinikës, foshnja e saj u shtrua në spital në neonatologji. Pas disa ditësh ata u kthyen shëndosh e mirë në shtëpi. //telebari