Ditën e sotme, saktësisht në orën 9:00 do të rikthehet normalitetit në Aeroportin e Rinasit, pas krizës së 48 orëve të fundit.
Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bën me dije kështu rinisjen edhe të fluturimeve komerciale.
Postimi i plotë:
Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet.