Një protestë e punonjësve në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror ka bllokuar për rreth 40 minuta fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë, Tirana International Airport , ku ndër të tjera njoftohet se tashmë fluturimet kanë vijuar normalisht.
Njoftimi i TIA
Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë.
Operimet kane rifilluar normalisht në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.