Mjeku i njohur Pipero shprehet se brenda muajit maj, në Shqipëri numri i të vaksinuarve pritet të shkojë në 1 milion.
Ai u shpreh në emisionin “Breaking” në Top News se situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll
“Besoj që vaksinimi në Shqipëri po jep efekt. Po luan rol të rëndësishëm në imunizimin e popullatës, ka rënë numri i personave të infektuar. Numri i personave që shtrohen në spitale ka rënë ndjeshëm. Edhe numri i humbjeve të jetës ka rënë. Por gjithsesi, ne kemi ende pacientë të shtruar në spital, edhe në forma të rënda. Ende përballemi me virusin dhe pasojat e tij. Situata aktualisht është e përmirësuar dhe nën kontroll. Vaksinimi i popullatës po luan një rol të rëndësishëm.
Aktualisht kemi mbi 500 mijë të infektuar. Nëse vaksionojmë 20 mijë persona në ditë, brenda majit do të kemi rreth 1 milion të vaksinuar. “, deklaroi Pipero.