Shkak i sherrit është bërë sherri për parkimin e makinave mes fqinjëve të katit të parë dhe katit të dytë në një pallat në lagjen 12 në Durrës. Fillimisht palët janë zënë me grushte, mjete të forta dhe më pas njëri komshi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të komshiut tjetër dhe kanë mbetur të plagosur një 23-vjeçar dhe nëna e tij.
Të dy aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit. Vetëm falë ndërhyrjes së policisë është shmangur një ngjarje e rëndë, pasi mund të kishte të vdekur brenda të dyja familjeve. Mësohet se është arrestuar autori dhe janë shoqëruar gjithashtu dhe dëshmitarë okularë, për të sqaruar më tej detajet e ngjarjes. Ndërkohë të dyja familjet po mbikëqyren nga policia për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
BalkanWeb/