Janë 100 oficerë të Policisë Lokale të vendosur çdo ditë në rrugët e qytetit, që së bashku me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, janë angazhuar në kontrollet anti-Covid, në Bari në Itali.
“Ne përpiqemi të patrullojmë një territor të gjerë si ai i Barit – shpjegon komandanti Michele Palumbo për mikrofonët e telebarit -, por rritja e raporteve të rreme për lëvizjen e personave pa shkak nëpër rrugë, na bën të humbasim kohë”, shpjegon. “Gjatë ditës – shpjegoi Palumbo – në mëngjes ka më shumë njerëz në rrugë. Ka nga ata që, me arsyetimin e blerjeve, shfrytëzojnë rastin të vijnë vërdallë nëpër qytet ”, thotë ai.
Nga 15 deri më 22 Mars, në javën e parë të Pulias në ‘zonën e kuqe’, policia sanksionoi rreth 700 perosna në zonën metropolitane të Bari për shkeljen e rregullave anti-Covid. Shkeljet kryesore kanë të bëjnë me mosrespektimin e shtetrrethimit, përdorimin e pasaktë të maskave dhe grumbullimeve në rrugë ose në ambiente private. Në të njëjtën periudhë, policia kontrolloi 862 aktivitete dhe u zbatuan sanksione administrative për 16 pronarë të lokaleve dhe dyqaneve për mosrespektimin e rregullave të vendosura nga urgjenca shëndetësore. //telebari